Ndërlidhjet

Irani akuzon SHBA-të


Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përdor standarde të dyfishta lidhur me çështjet bërthamore. Akuzat e Teheranit erdhën pas marrëveshjes që Uashingtoni të shkëmbejë karburant dhe tekonologji bërthamore me Indinë.

Agjencia e Energjisë Bërthamore e Kombeve të Bashkuara ka miratuar procesin e inspektimeve të uzinave bërthamore të Indisë, si kusht për funksionalizimin e marrëveshjes me Uashingtonin. Agjencia ka arritur në përfundimin se tekonologjia bërthamore në Indi i përmbush kushtet ndërkombëtare të sigurisë.

Fuqitë perëndimore i kanë dhënë afat Iranit deri në fundjavë për t'iu përgjigjur ofertës së tyre, në të kundërt Teherani do përballet me më shumë sanksione.
XS
SM
MD
LG