Ndërlidhjet

Siria dhe Irani diskutojnë programet atomike


Presidenti i Sirisë Bashar al Assad shkoi në Teheran për të diskutuar rreth programeve bërthamore si dhe rreth raporteve dypalëshe ndërmjet Sirisë dhe Iranit.

Assad u takua me presidentin e Iranit Mahmud Ahmadinejad i cili i tha se derisa Irani mirëpret bisedimet rreth programeve të tij kundërthënëse bërthamore, do të qëndrojë i vendosur në të drejtën për energji atomike.

Vendet perëndimore thonë se pas programeve bërthamore të Iranit fshihet ambicia për zhvillimin e armëve atomike, gjë të cilën Teherani e mohon.
XS
SM
MD
LG