Ndërlidhjet

136 të vdekur në Pakistan


136 persona kanë vdekur si pasojë e luftimeve një javore në luginën Suat në Pakistan. Në mesin e të vrarëve janë 94 talibanë, 14 ushtarë pakistanezë dhe 28 civilë.

Luftimet kanë cënuar paqen e brishtë që ekzistonte si pasojë e marrëveshjes së majit mes forcave qeveritare dhe militantëve. Marrëveshja mes këtyre grupimeve ngjalli shqetësime tek aleatët perëndimorë të Pakistanit.

Islamabadi ka njoftuar se operacionet ushtarake do vazhdojnë deri në pastrimin e zonës nga militantët.
XS
SM
MD
LG