Ndërlidhjet

Fuqitë botërore nesër me përgjigje për Iranin


Departamenti amerikan i Shtetit tha se zyrtarët e gjashtë fuqive botërore do të mbajnë nesër konferencë telefonike për të diskutuar rreth përgjigjes së Iranit ndaj ofertës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth programit bërthamor të këtij vendi.

Zëdhënësi Gonzalo Gallegos tha se nëse fuqitë nuk marrin përgjigje të qartë nga Irani, "atëherë do të vazhdohet me masat shtesë".

Pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania kanë thënë se nuk do të vendosin sanksione shtesë ndaj Teheranit nëse pezullon aktivitetet për pasurimin e uraniumit. Raportohet se Irani sot i është përgjigjur ofertës për lehtësi ekonomike, por nuk janë dhënë detaje për përmbajtjen e përgjigjes.

XS
SM
MD
LG