Ndërlidhjet

Rusia i përgënjeshtron akuzat për "ndryshim regjimi"


Rusia thotë se presidentin e Gjeorgjisë nuk e konsideron partner për shkak se ai ka urdhëruar kryerjen e "krimeve të luftës, që rezultuan me mijëra të vdekur" civilë.

Megjithkëtë, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, u tha gazetarëve në Moskë se largimi i presidentit Saakashvili nuk është i domosdoshëm për zgjidhjen e krizës në rajonin gjeorgjian, Osetia Jugore.

Zoti Lavrov tha se paqja do të ripërtrihet, kur trupat e Gjeorgjisë do të largohen nga Osetia Jugore dhe do të nënshkruhet një marrëveshje për mos përdorim të forcës.

Më herët, Shtetet e Bashkuara kishin sugjeruar se Rusia ishte e interesuar për "ndryshim të regjimit" në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG