Ndërlidhjet

Amerikani Phelps me më shumë medalje të arta


Notari amerikan Micael Phelps morri medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike të Pekinit. Ai vendosi rekord të ri botëror në garën katër nga 100 metra. Phelps synon të bëhet atleti i parë që fiton tetë medalje të arta në një Olimpiadë.

Në të tjera zhvillime Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka pritur një shpjegim zyrtar nga notari iranian Mohamed Alirezai, i cili u tërhoq nga gara, në të cilën merrte pjesë dhe një notar izraelit. Alirezai tha se largimi i tij lidhej me shkaqe shëndetësore. Tërheqja nga gara për shkaqe politike do të mund ta përballte Iranin me përjashtim nga garat.

Lojërat Olimpike të Pekinit kanë shënuar dhe largimin e parë që nga fillimi i garave. Çiklistja spanjolle Maria Isabel Moreno është përjashtuar pasi ka rezultuar pozitive në kontrollin e përdorimit të drogave. Analizat tregojnë se Morena ka përdorur hormone që rrisin qëndrueshmërinë.
XS
SM
MD
LG