Ndërlidhjet

Saakashvili: Gjeorgjia do tërhiqet nga BSHP


Presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili tha se do ta tërheqë vendin e tij nga Bashkësia e Shteteve të Pavarura.

Ai u tha ithtarëve të tij në Tbilisi, Saakashvili tha se Gjeorgjia do ta braktisë përgjithmonë grupin e ish republikave sovjetike të dominuar nga Rusia.

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në tubimin për të mbështetur qeverinë e Saakashvilit.

Ndërkohë, qeveria e Gjeorgjisë tha se aeroplanët ushtarakë rusë i bombardojnë fshatrat afër Osetisë së Jugut në territorin gjeorgjian, përkundër njoftimit të presidentit rus se ka urdhëruar ndërprerjen e të gjitha operacioneve ushtarake.
XS
SM
MD
LG