Ndërlidhjet

Bush: Sulmet ruse të papranueshme


Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka siguruar Sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice se "besnikërisht" do të zbatojnë armëpushimin e ri me Gjeorgjinë. Lajmi bëhet i ditur nga burime amerikane, por nuk është konfirmuar nga pala ruse.

Rice ka zhvilluar një bisedë telefonike me Lavrovin, pas vizitës së saj në Gjeorgji. Rice në Tbilisi bëri thirrje për tërheqje të menjëhershme të trupave ruse nga Gjerogjia.
Presidenti i Gjeorgjisë Saakashvili e ka nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit.

Përmes një deklarate të fundit presidenti amerikan Bush ka theksuar se veprimet ushtarake ruse kundër Gjerogjisë ishin "plotësisht ". Bush gjatë fjalimit javor në radio i bëri thirrje Rusisë të ndërmarrë hapa për përmirësimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera.

"Fillimi i riparimit të dëmeve në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe vendet e tjera për Rusinë duhet të nisë duke i dhënë fund kësaj krize", tha Bush.
XS
SM
MD
LG