Ndërlidhjet

Medvedev: Nesër fillon tërheqja e forcave ruse


Presidenti Dmitry Medvedev tha se forcat e Rusisë, prej nesër, do ta fillojnë tërheqjen nga Gjeorgjia.

Ai këtë premtim e bëri gjatë një bisede telefonike me presidentin e Francës, Nicholas Sarkozy, i cili raportohet se i ka tërhequr vërejtjen Rusisë për "konsekuenca serioze" nëse Moska nuk i respekton parimet e marrëvehsjes për armëpushim.

Dje Rusia u pajtua për armëpushinm, që bënë ftesë për tërheqje të forcave ruse në pozicionet që i mbante para fillimit të luftës, më herët këtë muaj.

Raportet brenda Gjeorgjisë nuk janë të qarta se a e ka filluar apo jo Rusia tërheqjen e pjesërishme të forcave të saj.
XS
SM
MD
LG