Ndërlidhjet

Kancelarja Merkel shprehu mbështetje për Gjeorgjinë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot shprehu mbështetje të fuqishme për Gjeorgjinë. Ajo tha se e gjithë bota po e shikon Rusinë dhe se tërheqja e shpejtë e trupave të Rusisë nga territori i Gjeorgjisë është çështje e "kredibilitetit".

Këto komente ajo i bëri në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Gjeorgjisë, Mikhael Saakashvili, në Tbilisi.

Zonja Merkel më herët tha se Gjeorgjia është në rrugë të qartë për anëtarësim në NATO. Idenë e integrimit të Gjeorgjisë në aleancë, Rusia e kundërshton fuqishëm.

Presidenti Saakashvili tha se Gjeorgjia dëshiron që tërheqjen e trupave ruse, që sot e paraqiti presidenti rus Medvedev, ta mbikëqyrin organizatat ndërkombëtare. Në këtë aspekt, ai përmendi Bashkimin Evropian dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).
XS
SM
MD
LG