Ndërlidhjet

Gjeorgji: Nuk ka shenja për tërheqjen e rusëve


Raportet thonë se ende nuk ka shenja se forcat ruse kanë filluar të tërhiqen në numër të konsiderueshëm nga Gjeorgjia.

Zyrtarët e mbrojtjes të Rusisë thanë se tërheqja e forcave ruse ka filluar të hënën, por raportet e sotme flasin se tanket dhe trupat ruse po i mbajnë pozicionet e tyre në një numër zonash në territorin gjeorgjian.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Gjeorgjisë citohen të kenë thënë se ata nuk kanë parë se forcat ruse kanë filluar të largohen.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca u kanë prirë thirrjeve për tërheqje të shpejtë të rusëve, sipas marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Franca.

Plani i firmosur nga presidenti rus dhe ai gjeorgjian parasheh që palët të tërhiqen në pozicionet e tyre fillestare që i kishin para shpërthimit të konfliktit më 7 gusht në rajonin separatist gjeorgjian të Osetisë së Jugut.
XS
SM
MD
LG