Ndërlidhjet

logo-print

Bjellorusia liron dy aktivistë


Bjellorusia njoftohet të ketë liruar dy persona nga burgu, për të cilët Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mbahen për shkak të bindjeve te tyre politike. Biznesmeni Sergei Parsyukevich dhe Andrei Kim ishin arrestuar pas protestave kundër rregullave të reja mbi biznesin të paraqitura nga presidenti Alyksandr Lukashenko. SHBA dhe BE akuzojnë Lukashenkon për arrestimin e kundërshtarëve dhe për pengimin e mediave të lira.
XS
SM
MD
LG