Ndërlidhjet

Beyerle: Aksioni i parë i Rusisë - legjitim


Ambasadori amerikan në Moskë, John Beyrle, e ka përshkruar përgjigjjen e parë ushtarake ruse në konfliktin në Gjeorgji si legjitime.

Në një intervistë në të përditshmen moskovite "Komersant", ai ka thënë se "ne e pamë se forcat e Rusisë u përgjigjën në mënyrë legjitime ndaj sulmeve kundër paqeruajtësve rusë" në rajonin separatist gjeorgjian, Osetia Jugore.

Mëtutje, ambasadori Beyrle tha se Rusia shkoi shumë larg duke avancuar në territorin e Gjeorgjisë.

Këto komente paraqesin mbështetje të rrallë nga ndonjë zyrtar amerikan i lëvizjeve fillestare të Rusisë, pasi Gjeorgjia ndërmori ofensivë për rimarrjen e kontrollit në Osetinë Jugore, më herët kët muaj.
XS
SM
MD
LG