Ndërlidhjet

SHBA dërgon luftanije me ndihma në Gjeorgji


Luftanijet e para amerikane me ndihma humanitare kanë arritur sot në portin gjeorgjian të Batumit.

Korrespondentët thonë se ky veprim ka të ngjarë të shihet si një sinjal i fortë i përkrahjes së Uashingtonit për Gjeorgjinë.

Dy luftanije tjera amerikane do vijnë gjatë javës.

Forcat ruse ende po kontrollojnë portin e Potit, diku 80 kilometra larg Batumit.

Franca dhe Shtetet e Bashkuara i kërkuan Rusisë, që të tërheqë trupat edhe nga ky port.

Rusia konsideron se Poti gjendet brenda zonës së sigurisë, ku sipas saj paqeruajtësit kanë mandat të qëndrojnë.
XS
SM
MD
LG