Ndërlidhjet

SHBA: Pritet nominimi zyrtar i Obamas


Partia Demokratike hap sot konventën kombëtare, e cila do kulmojë të enjten me fjalimin e Barak Obamas, ku do pranojë nominimin demokrat për të garuar për president në zgjedhjet e nëntorit.

Më shumë se 4 mijë delegatë demokratë dhe dhjetëra-mijëra përkrahës, zyrtarë e gazetarë pritet të marrin pjesë në konventën që mbahet në qytetin e Denverit të Colorados.

Obama do të jetë i nominuari i parë me ngjyrë për president i një partie te madhe amerikane politike.

Ai të dielen zgjodhi veteranin senatorin Joe Biden si nënpresident në zgjedhjet kundër rivalit të tij republikan John McCain.

XS
SM
MD
LG