Ndërlidhjet

NATO: Rusia të anulojë vendimin për njohjet


Vendet e NATO-s dënuan vendimin e Rusisë për të njohur rajonet separatiste të Gjeorgjisë.

Pas një takimi në Bruksel, ambasadorët e NATO-së, kërkuan nga Rusia, që të kthejë mbrapshtë vendimin e saj, duke thënë se ai shkel rezolutat e kaluara të Këshillit të Sigurimit mbi integritetin territorial të Gjeorgjisë.

Në deklaratë thuhet se veprimet e Rusisë "kanë vënë në pikëpyetje përkushtimin e saj për paqe dhe siguri në Kaukaz".
XS
SM
MD
LG