Ndërlidhjet

Putin: SHBA orkestroi konfliktin në Gjeorgji


Kryeministri rus Vladimir Putin tha se ai dyshon që Shtetet e Bashkuara kanë provokuar konfliktin mes Rusisë dhe Gjeorgjisë për arsye të politikës së brendshme.

Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, Putin tha se ai ka arsye serioze të besojë se në zonën e luftës ka pasur qytetarë amerikanë.

Ai tha se dyshon që "dikush në SHBA ka kurdisur konfliktin për të krijuar avantazh për një kandidat presidencial amerikan".

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino e cilësoi deklaratën e Putinit si "iracionale".

"Mendoj se këto deklarata, janë dukshëm të pavërteta. Por, po ashtu tingëllon se zyrtarët e mbrojtjes që besojnë se kjo është e vertetë, po i japin atij vërtet një këshillë të keqe", tha Perino.

XS
SM
MD
LG