Ndërlidhjet

Bagdad: Fillon largimi i banorëve ilegalë


Duke filluar që nga java e ardhshme, forcat irakiane do të fillojnë t'i largojnë banorët ilegalë, që në mënyrë të paligjshme i kanë zënë shtëpitë në Bagdad, pronarët e të cilave janë larguar për shkak të dhunës aktuale sektare.

Sipas përfaqësuesit të Komisionarit të lartë për refugjatë të OKB-së, Daniel Enders, pritet që ky veprim do t'i inkurajoj pronarët ligjorë, që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Zëdhënësi ushtarak irakian, gjeneral Qassim Atta, më herët ka thënë se banorët e paligjshëm, që janë refugjatë nga pjesët e tjera të Irakut ose të Bagdadit, duhet që deri në fund të ditës së sotme t'i lirojnë shtëpitë që i kanë zënë.
XS
SM
MD
LG