Ndërlidhjet

Gjeorgjia ndërpreu lidhjet diplomatike me Rusinë


Gjeorgjia sot formalisht i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, pasi ajo pushtoi pjesë të territorit të saj dhe njohu dy rajonet rebele gjeorgjiane.

Ministria e Jashtme tha se i dërguari i Federatës ruse në Tbilisi, Andrei Smaga "është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, dhe i është dhënë nota ku Federata e Rusisë njoftohet se marrëdhëniet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë janë të rënduar".

Hapi pasoi njohjen që Rusia u bëri rajoneve separatiste, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.
XS
SM
MD
LG