Ndërlidhjet

Qipro: Bisedime për ribashkimin e ujdhesës


Liderët qipriotë e filluan raundin e ri të bisedimeve që synon t'i japë fund konfliktit të gjatë disa dekada dhe të ribashkojë ujdhesën e ndarë.

Presidenti grekoqipriot Dimitris Christofial dhe lideri turk Mehmet Ali Talat u takuan në zonën neutrale të Kombeve të Bashkuara që ndan kryeqytetin Nikozi, dhe do të bisedojnë në praninë e ish ministrit të Jashtëm të Australisë, Alexandar Downer.

Qiproja ka qenë e ndarë që nga viti 1974 kur Turqia e sulmoi ujdhesën si përgjigje ndaj një grushtshteti të drejtuar nga Athina.

Bisedimet paqësore kishin ngecur pasi në vitin 2004 grekoqipriotët e refuzuan në referendum planin e Kombeve të Bashkuara për ribashkimin e ujdhesës, i cili u mbështet nga pjesa dërmuese e turqve qipriotë.
XS
SM
MD
LG