Ndërlidhjet

Bullgaria ndërton reaktor të ri bërthamor


"Energjia nukleare do t'ia garantojë autonominë vendit sa i përket furnizmit me energji", ka thënë sot kryeministri bullgar Sergey Stanishev, gjatë një ceremonie për hapjen e një reaktori të ri bërthamor.

Uzina pritet të ndërtohet afër qytetit të Belenës.

Kjo pason mbylljen e pjesërishme të reaktorit të vetëm bërthamor në Kozloduy të Bullgarisë.

Fillimi i ndërtimit të këtij reaktori të ri bërthamor 1000 megawat-ësh pritet të nisë në vitin 2009 dhe të përfundojë më 2013.

Ai do ndërtohet nga kompania ruse Atomstroyexport së bashku me kompani franceze dhe gjermane si nënkontraktuese.
XS
SM
MD
LG