Ndërlidhjet

Gul në vizitë historike në Armeni


Presidenti Abdullah Gul të shtunën do të bëhet kreu i parë shtetëror i Turqisë, që viziton Armeninë.

Presidenca turke tha se Gul do të shkojë në Yerevan për të parë ndeshjen kualifikuese për Kupën Botërore me homologun Serge Sarkissian.

Udhëtimi i Gul paraqet një hap përpara në përfundimin e armiqësisë pothuaj shekullore, që pasojë kishte masakrën mbi armenianët nën Perandorinë Osmane.

Armenia thotë se deri në 1.5 milionë njerëz ishin vrarë në masakrat e orkestruara gjatë Luftës së Parë Botërore, derisa Perandoria Osmane po shënonte rënien, para se të shpërbëhej më 19020.

Turqia refuzon të vë lidhje diplomatike me Armeninë, e cila u pavarësua nga ish-Bashkimi Sovjetik më 1991.
XS
SM
MD
LG