Ndërlidhjet

"Konflikti i ngrirë s'i ndihmon askujt"


Të përditshmet kosovare
Të përditshmet kosovare
LAJM
Bashkimi Evropian nuk do të dëshironte që veriu i Kosovës të shndërrohet në një konflikt të ngrirë, sepse kjo nuk do t'i ndihmonte as vetë serbët. Kështu është shprehur në një intervistë dhënë BBC-së, kreu i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith. Ai tha se qëilimi i tij është të ndihmojë në formimin e një shoqërie vërtet shumetnike, një demokraci moderne që do të ishte stabile dhe në rrugë të mbarë drejt afrimit me institudonet evropiane. "Kosova është prioritet dhe sfidë për BE-në. Ne e shohim 17 shkurtin si përfundim të një procesi të gjatë që ka qenë shumë i dhunshëm dhe ka shkaktuar vuajtje të mëdha për popullin. Për mua tani është sfidë që të ndihmoj që këto dallime të tejkalohen dhe të lëvizet drejt pajtimit dhe integrimeve evropiane", tha ndër të tjera Feith. Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë mohoi se ka përplasje kompetencash mes UNMIK-ut dhe EULEX-it. Ai tha se derisa këto dy misione kanë mandate të ndryshme dhe që të dyja punojnë në mbeshtetje të qytetarëve të Kosovës, atëherë nuk ka arsye per përplasje. "Prania e Kombeve të Bashkuara është në proces të rikonfigurimit në bazë të udhëzimeve të Sekretarit të Përgjithshëm. Vendosja e EULEX-it do të bëhet nën autoritetet e Kombeve të Bashkuara dhe në kornizë të Rezolutës 1244"...

EXPRESS
Bashkimi Evropian do të përkrahte pajtimin e Beogradit për vendosjen e EULEX-it në Kosovë qoftë përmes Këshillit të Sigurimit, qoftë ndonjë rrugë tjetër diplomatike, por zyrtarë të bllokut thonë se shanset e marrëveshjes varen nga kushtet serbe në bisedime. "Për ne vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian, i datës 27 dhjetor, dhe më pas plani i rikonfigurimit të UNMlK-ut i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-Moon, krijojnë një bazë legjitime për zbarkimin e EULEX-it", ka thënë një zyrtar i lartë i BE-së në Bruksel, të enjten për Express. "Ne nuk jemi as kundër skkuarjes përmes Këshillit të Sigurimit, por e tëra varet nga kushtet e bisedimeve". Liderët më të lartë serbë, të dalë nga zgjedhjet e majit ku fituan forcat për integrim në BE, kanë zhvilluar prej të mërkurës një vizitë disaditore në Bruksel, ku është ngritur edhe tema e EULEX-it që kontestohet zyrtarisht nga Serbia. Pas përfundimit të luftës më 1999 dhe vendosjes së administratës së Kombeve të Bashkuara, autoritetet serbe kishin sfiduar faktikisht edhe shtrirjen e autoritetit të UNMIK-ut në veri për disa vjet rresht. Kur Bashkimi Evropian vendosi të dërgojë misionin e tij për polici dhe drejtësi për të zëvendësuar përgjegjësitë e UNMIK-ut në këta sektorë dhe në rrethanat e Kosovës së pavarur, Serbia sërish e kundërshtoi atë me argumentin se po ta pranonte, do të njihte faktikisht shtetin kosovar...

KOHA DITORE
Asnjëri nga dhjetë "ambasadorët" e parë të Republikës së Kosovës nuk do ta ketë privilegjin të fillojë punën i pari, ka marrë vesh gazeta, të enjten. Ministria e Punëve të Jashtme po punon që të gjitha ambasadat e para të Republikës së Kosovës nëper vende të ndryshme të botës të hapen në të njëjtën kohë. Njëkohësisht do të dërgohen në mision edhe të gjithë të ngarkuarit me punë, bashkë me personelin tjetër të ambasadave. "Nuk do të bëhet asnjë lloj dallimi mes vendeve", ka thënë Albana Beqiri, këshilltare për media e ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni. "Gjithçka do të ndodhë njëkohesisht, në dhjetë vendet". Opozita pajtohet me një politikë të tillë të hapjes së ambasadave, por vetëm nëse përgatitjet për hapjen e të gjithave përnjëherë janë kompletuar. "Nëse kanë mbërritur që për një ditë t'i hapin të gjitha është shumë mirë, por unë jam e bindur se kjo nuk ka ndodhur pasi që ata nuk e dinë si bëhet kjo punë", ka thënë Besa Gaxherri, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Dardanisë. Sipas saj, do të ishte mirë që Uashingtoni e Brukseli të prijnë, për shkak te simbolikës, i pari për shkak të ndihmës së madhe që SHBA-ja ka dhënë për krijimin e shtetit të Kosovës dhe i dyti për shkak të aspiratave të vendit për integrim në BE. Homologu i saj nga AKR-ja, Ibrahim Gashi, ka thënë se simbolika nganjëherë e ka rëndësinë e vet, por jo gjithherë...

EPOKA E RE
Rikonfigurimi i UNMlK-ut i jep mundësi OSBE-së që të ketë rol më konkret në Kosovë, ka thënë shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Zannier ka thënë se shumica shqiptare në Kosovë nuk e pranon autoritetin e tyre, duke u thirrur vetëm në Kushtetutën e Kosovës, si dokument i cili i rregullon të gjitha të drejtat, ndërsa UNMIK-u formalisht edhe më tutje zbaton mandatin e tij sipas Rezolutës 1244. Diplomati italian ka thënë se UNMIK-u mund t'i ushtrojë kompetencat e veta, vetëm nëse kjo gjë pranohet nga të dyja palët. Zannier është angazhuar për nje rol më të madh të OSBE-së në tërë territorin e Kosovës, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm "në këtë periudhë të tranzicionit". "Roli i OSBE-së do të bëhet edhe më i madh, sidomos në terren dhe jo vetëm për mbylljen e vrimave të mundshme, por edhe për ruajtjen e të arriturave që i kemi realizuar së bashku", ka thënë ai. Zannier, po ashtu, ka vlerësuar se OSBE-ja ka disa përparësi, siç janë neutraliteti, qasja e centralizuar dhe rrjeti i decentralizuar i zyrave rajonale dhe, sipas tij, "kjo organizatë ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zbatimln e Rezolutës 1244"...

INFOPRESS
Përfundimisht shërbyesit civilë më nuk do të punojnë mbi bazën e rregulloreve të nxjerra më herët nga administrata e UNMIK-ut. Brenda këtij viti administrata nëpër institucionet e Kosovës do të funksionojë në bazë të ligjeve dhe rregulloreve të nxjerra nga Qeveria e Kosovës. Ministria e Shërbimeve Publike dhe Qeveria e Kosovës janë duke punuar në përpilimin e Ligjit për Shërbyesit Civilë, si dhe ligjeve tjera që do të rregullojnë funksionimin e administratës. Zëdhënësja e Ministrisë së Shërbimeve Publike, Majlinda Lulaj, ka thënë të enjten per gazeten se MSHP është duke punuar intensivisht dhe besojnë se në fund të këtij viti Ligji për Shërbyesit Civile të jetë gati për aplikim. Sipas saj, një delegacion i kësaj ministrie nga departamenti ligjor ka shkuar për një vizite në Gjermani, ku do konsultojë aspekte bazë të aplikuara atje për shërbyesit civilë, për sistemin e pagave, gradimit dhe mirësjelljen. "Ligji per Shërbimin Civil, i cili besojmë se do të jetë i gatshëm kah fundi i këtij viti, eventualisht fillimi i vitit të ardhshëm, do të përcaktojë dhe do të rregullojë sjelljen dhe punën e nëpunësve civilë në lidhje me autoritetin e tyre punëdhënës dhe me institucionet e tjera të administratës qendrore dhe lokale, si dhe veçoritë e punësimit të nëpunësve civilë në këto institucione. Gjithashtu, do të rregullojë marrëdhëniet juridike të punës të punonjësve në Shërbirnin Civil të Kosovës", ka thënë ajo...

ZËRI
Prishtina zyrtare pret që bota demokratike nuk do ta përkrahë nismën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kundër pavarësisë së Kosovës. Nisma serbe, që në Asamblenë e shtatorit në OKB të miratojë një rezolutë, me të cilën më pas do të kërkonte edhe interpretimin e shpalljes së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, sipas përfaqësuesve nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës do të ketë edhe kundërpërgjigjen e palës kosovare, duke kërkuar mbështetjen e botës demokratike që ta bllokojnë, përkatësisht të mos e mbështesin këtë nismë serbe. Ndërkohë që zyrtarët e vendit nuk e fshehin dhe shqetësimin se suksesi eventual i Serbisë për miratimin e kësaj rezolute do të mund të ndikonte në zvarritjen e procesit të njohjes së Kosovës si shtet dhe do të ndikonte që të shtyhet mbase edhe me vite pranimi i Kosoves në organizatat ndërqeveritare ndërkombëtare. Me qëilim të lobimit për pavarësi, si dhe bllokimit të nismës serbe, presidenti Fatmir Sedjiu dhe ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, të cilët do të përfaqësojnë vendin në takimin disaditor, pritet qe të qëndrojnë në Nju-Jork 10, përkatësisht 14 ditë. Paraprakisht, këtë të shtunë ministri Hyseni pritet të zhvillojë një takim dhe me kreun e Konferencës Islamike, për të kërkuar edhe njëherë mbështetjen e vendeve islamike për pavarësinë e Kosovës dhe për të kërkuar nga këto vende që të mos e mbështesin iniciativën e Beogradit në OKB. Sidoqoftë, Prishtina nuk i fsheh edhe shqetësimet e saj përballë diplomacisë agresive serbe në Nju-Jork...

BOTA SOT
"Fakultativiteti" i metodës së punës arsimore në Kosovë mund të themi se ka filluar që nga "arsimi paralel" (i ashtuquajtur "i bodrumeve"), ku vajtje-ardhja në shkollë (vazhdimi procesual i të mësuarit shkollor) u imponua nga "masat e dhunshme". Nxënësit "ruanin" së largu patrullat policore, që kërkonin shkollat "ilegale". Improvizimi i shkollës ishte një rezistencë që më shumë kishte qëllim ruajtjen, mbajtjen e kontinuitetit të saj sesa dobinë e mësimit, arsimimit të rinisë së Kosovës. Kesaj situate "te jashtëzakonshme" per mbijetimin e arsimit shqiptar i parapriu një e kaluar destruktive e institucioneve të ish-shtetit të Serbisë që u bënë opstrukcione jo vetëm plan-programeve, por që shkollën e mesme e zbriti nga "gjimnazi klasik" në shkolla "të zanatit". Por, edhe në ato "klasike" që kishin mbetur vetëm si format, e jo si substancë, mësimi zhvillohej dhe notohej në mënyrë thuaja fakultative, me një dallim edhe më të keq në këtë drejtim: me përfundimin e një klase shkollore që notohej një inercion kualifikimet gjithnjë "të suksesshme" për të gjithë nxënësit "e rregullt" pa përjashtim. Deklarimi i arsimit në Kosovë nga politika pushtetare (që vazhdon deri në ditën e sotme) ka ndodhur si një proces i nënshtruar rrethanave politike...

KOSOVA SOT
Dy komisionet parlamentare, ai për Punë të Jashtme dhe Komisioni për Buxhet dhe Financa, i kanë mbajtur të enjten mbledhjet e tyre të para pas pushimit vjetor të deputetëve. Komisioni për Punë të Jashtme fillimisht e ka shqyrtuar agjendën e punës së Komisionit gjatë sesionit vjeshtor, të bazuar në raportet institudonale lidhur me politikën e jashtme të Kosovës dhe çështje të tjera të operacionalizimit të punës së Komisionit. Kryetari i Komisionit, Sabri Hamiti, ka konstatuar në këtë mbledhje se, duke e pasur parasysh marrjen e kompetencave nga Qeveria e Kosovës në sferën e politikës së jashtme me krijimin e Ministrisë së Jashtme, si dhe angazhimin e shtuar për njohje nga sa më shumë vende të shtetit të Kosovës, është shtuar edhe vëllimi më i madh i punës për Komisionin për Punë të Jashtme. Per këtë arsye, Hamiti ka theksuar se për realizimin e këtyre objektivave nevojiten kontakte të përhershme me krerët iristitucionalë të Kosovës, ndarje punësh dhe përcaktim agjendash të kontakteve me jashtë. Gjithashtu është kerkuar që në të ardhmen në mbledhjet e Komisionit të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, për të prezantuar programin e punës së ministrisë të cilën e drejton si dhe vetë strukturimin e saj...
XS
SM
MD
LG