Ndërlidhjet

Sarkozy në Moskë, bisedime për Gjeorgjinë


Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy mbërritur në Moskë ku pritet t'i kërkojë presidentit rus Dmitry Mevdedev që të respektojë marrëveshjen e armëpushimit me Gjeorgjinë, ose do të rrezikojë dëmtimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian.

Sarkozy e ndërmjetësoi marrëveshjen ku i kërkohet Rusisë t'i tërheqë forcat nga Gjeorgjia, që i dërgoi pas përpjekjeve të Tbilisit për të rivënë kontrollin në rajonin separatist të Osetisë së Jugut.

BE ka thënë se masat, që do të ndërmarrë kundër Rusisë do të varen nga rezultati i bisedimeve të sotme të Sarkozy-t në Moskë.

Sarkozy shoqërohet nga kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe shefi i diplomacisë së BE-së, Javier Solana.
XS
SM
MD
LG