Ndërlidhjet

Tbilisi: Rusia po i përforcon postblloqet


Gjeorgjia e akuzoi Rusinë për dërgimin e trupave shtesë në postblloqet kyçe.

Qeveria e Gjeorgjisë tha në një deklaratë se Rusia "po i përforcon, në vend që t'i lëshojë postblloqet e saj" afër qytetit port Poti.

Deklarata thotë se një postbllok afër Potit, të dielën është përforcuar me pesë autoblinda dhe 50 trupa, ndërsa një postbllok tjetër me rreth 10 trupa.

OSBE-ja nuk ka mundur t'i konfirmojë këto përforcime.

Ndërkohë, ushtarët rusë sot kanë i penguar konvojet me ndihma humanitare që t'i vizitojnë fshatrat e Gjeorgjisë rreth rajonit separatist të Osetisë së Jugut.

Ambasadorët e Suedisë, Letonisë dhe Estonisë gjithashtu thanë se nuk u është lejuar t'i vizitojnë fshatrat që gjenden pas postblloqeve ruse.

XS
SM
MD
LG