Ndërlidhjet

Bush: 4 mijë trupa shtesë në Afganistan


Më shumë se 4 mijë trupa shtesë amerikanë pritet të dërgohen në Afganistan deri në fillim të vitit të ardhshëm. Presidenti George Bush tha se shtimi i trupave nevoitet për t'i luftuar militantët talebanë.

"Siç mësuam në Irak, mënyra më e mirë për të rikthyer besimin e njerëzve është rivendosja e sigurisë themelore, dhe kjo kërkon më shumë trupa", tha presidenti Bush.
Ai tha se deri në shkurt 2009, nga Iraku do tërhiqen rreth 8 mijë trupa, dhe shtoi se reduktimet e mëtejme do të mundësohen në gjysmën e parë të vitit tjetër, nëse vazhdon përmirësimi i gjendjes së sigurisë.

Sot presidenti Bush do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Irakut, Jalal Talabani.
XS
SM
MD
LG