Ndërlidhjet

Moska: Jo vëzhgues të BE-së në Oseti e Abkhazi


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka përjashtuar sot mundësinë, që vëzhguesit e BE-së të kenë qasje në rajonet separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore nën marrëveshjen për paqe të ndërmjetësuar nga BE.

"Vëzhgues shtesë ndërkombëtarë do të vendosen përreth Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, por jo në këto republika. Vëzhguesit e OKB-së dhe OSBE-së do të vazhdojnë të punojnë në territorin e Osetisë Jugore në numër të njëjtë, sikur para 7 gushtit të këtij viti", tha Lavrov.

Me planin e paqes, forcat ruse duhet të tërhiqen nga territori i Gjeorgjisë, por jo edhe nga Abkhazia e Osetia Jugore, ku Rusia insiston t'i mbajë trupat e saj.
XS
SM
MD
LG