Ndërlidhjet

logo-print

Pentagoni mohon pretendimet e Pakistanit


Pentagoni i ka mohuar raportet se trupat pakistaneze kanë hapur zjarr ndaj dy helikopterëve ushtarakë amerikanë pasi ato kishin hyrë në Pakistan nga Afganistani, dhe i kanë detyruar të kthehen prapë.

Zëdhënësi Bryan Whitman i përshkroi raportet si të rreme.

Zyrtarë të sigurisë të Pakistanit thanë se incidenti ka ndodhur në rajonin fisnor të Waziristanit Jugor, ku komandot amerikane kryen një sulm me helikopterë në fillim të shtatorit.
XS
SM
MD
LG