Ndërlidhjet

Fini: Demokracia në Kosovë, test për BE-në


"Ndërtimi i një shteti demokratik në Kosovë përfaqëson shtrat, mbi të cilin do të matet jo vetëm autoriteti e besueshmëria e Bashkimit Evropian, por edhe besueshmëria e klasave qeverisëse të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të qenë pjesë përbërëse e familjes së madhe evropiane" ka deklaruar kryetari i Dhomës së deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini.

Ai i bëri këto komente gjatë një fjalimi para deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Në takimet me autoritetet e Tiranës , Fini mori falenderimet dhe vlerësimet për rolin që ka mbajtur dhe po luan Italia në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Fini njoftoi gjithashtu dhe ratifikimin së shpejti nga Parlamenti italian të protokollit të anëtarësisë së Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.
XS
SM
MD
LG