Ndërlidhjet

Rehn: Shqipëria duhet ta luftojë korrupsionin


Komisioni Evropian e ka lavdëruar zhvillimin e reformave ekonomike dhe juridike në Shqipëri, por ka tërhequr vërejtjen se për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë të rëndësishme masa më të ashpra në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Olli Rehn, pas takimit me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha, mbrëmë në Bruksel, tha se shihet lëvizja ekonomike e Shqipërisë.

"Kuptohet se në Shqipëri duhet të bëhet edhe më tepër në avancimin e kulturës demokratike dhe të pavarësisë së institucioneve shtetërore dhe në aspektin e zhvillimit të shtetit juridik në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", tha Olli Rehn.

XS
SM
MD
LG