Ndërlidhjet

Jemen: Sulmohet ambasada amerikane- 16 të vrarë


Zyrtarët e Jemenit thanë se 16 persona janë vrarë në një sulm ndaj ambasadës amerikane në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

Ambasada ishte vënë në shënjestër nga një automjet bombë, e cila u pasua nga të shtënat me armë dhe nga raketat.

Zyrtarët e sigurisë thanë se 6 anëtarë të forcave të sigurisë së Jemenit , 6 sulmuesit dhe katër kalimtarë janë në mesin e të vrarëve.

Përgjegjësinë për sulmin e sotëm e ka marrë një grup, që veten e quan Xhihadi Islamik në Jemen.
XS
SM
MD
LG