Ndërlidhjet

Greqia njeh pasaportat e Kosovës


Greqia ka vendosur t'i njohë pasaportat e Republikës së Kosovës, me gjithë faktin se akoma nuk ka marrë vendim për njohjen e shtetit.

Ky vendim është bërë publik sot nga shefi i zyrës greke në Prishtinë, Dmitris Moschopoulos, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Moschopoulos ka thënë po ashtu se kosovarët mund të pajisen tash e tutje me viza greke në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG