Ndërlidhjet

Zannier: Komunitetet pakicë në fokus të punës së ardhshme


Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zannier, tha sot se UNMIK-u i rikonfiguruar do t'i mbajë funksionet e veta që i janë dhënë sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, përfshirë raportimin politik dhe lehtësimin e dialogut për çështje praktike ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

"Pas nëntë vitesh, situata në Kosovë ka ndryshuar dhe kjo nënkupton se edhe UNMIK-u duhet të ndryshoj", tha zoti Zannier.

Në njoftimin e UNMIK-ut, mëtutje theksohet se ky mision dotë jetë i pranishëm në terren nëpërmjet të zyrës së tij në Mitrovicë dhe tri zyrave të tjera të vogla në pjesët e tjera të Kosovës.

Zoti Zannier e bëri të qartë se komunitetet pakicë në Kosovë do të vazhdojnë të jenë fuqishëm në fokus të punës së ardhshme të UNMIK-ut.

Këto komente shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë i bëri para personelit të UNMIK-ut në Prishtinë.

"Një numër i substancial i stafit ndërkombëtar dhe lokal do të largohet prej tash e deri në fund të vitit", tha Lamberto Zannier.
XS
SM
MD
LG