Ndërlidhjet

Shkup: Zoran Zaev, lideri i ri i LSDM-së


Lideri i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni u zgjodh, Zoran Zaev. Ky politikan 35 vjeçar e zëvendëson lideren e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Radmila Sheçerinska.

Vendimi për liderin e ri të partisë u bë në një mbledhje të udhëheqjes më të lartë, që përfundoi mbrëmë vonë.

Zoti Zaev, ishte arrestuar në muajin korrik të këtij viti, i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, por u amnistua nga presidenti Branko Cërvenkovski, që është po ashtu nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG