Ndërlidhjet

Medvedev: NATO-ja e provokoi konfliktin në Gjeorgji


Presidenti Dmitry Medvedev, tha se ai nuk dëshiron që mospajtimet me Perëndimin, ta vendosin Rusinë prapa një Perde të Hekurt të re.

Gatë një fjalimi që e mbajti sot në Moskë, ai e akuzoi NATO-n se e ka provokuar konfliktin e muajit të kaluar në Gjeorgji. Sipas tij, aleanca nuk është e aftë që të arrijë siguri në Evropë dhe po thekson nevojën e krijimit të një mekanizmi të ri të sigurisë.

Mbrëmë, sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, tha se Rusia po bëhej "gjithnjë e më autoritare në shtëpi dhe agresive jashtë" dhe se është një "rrugën njëkahore të izolimit".
XS
SM
MD
LG