Ndërlidhjet

Bush: Qeveria te reagojë me veprime unike


Tregjet globale të aksioneve kanë shënuar rritje pas lëvizjes së qeverisë amerikane, që të intervenojë në ekonomi, në mënyrë, që të kufizojë dëmet nga kriza më e madhe financiare botërore në dekadat e fundit.

Qeveria amerikane ka thënë se do t'u japë qindra miliarda dollarë bankave për të tejkaluar problemet me borxhet.

Zyrtarët dhe ekspertët kanë thënë se plani i shpëtimit mund t'iu kushtojë tatimpaguesve amerikanë 500 miliardë dollarë ose edhe më tepër.

Presidenti George Bush tha se ekonomia amerikane po përballet me një moment fundamental.

"Duhet t'i adresohemi burimit që qëndron prapa jostabilitetit në tregjet tona- problemit të kredive dhe tregut të shtëpive. Ekonomia amerikane po përballet me sfida të paprecedente dhe qeveria duhte të reagojë me veprime të paprecedente", tha presidenti Bush.

Sekretari amerikan i Thesarit Henry Paulson dhe liderët nga Kongresi pritet që gjatë fundjavës të disenjojnë një plan për të blerë sic thuhet borxhet e këqija që paraqesin problemin kryesor të trazirave financiare në SHBA- ekonominë më të madhe botërore.
XS
SM
MD
LG