Ndërlidhjet

Slloveni: Opozita fiton zgjedhjet parlamentare


Socialdemokratët në opozitë dhe dy partnerët e tyre kanë mundur Partinë Demokratike të Sllovenisë në pushtet në zgjedhjet parlamentare.

Rezultatet paraprake pas numërimit të 97 % të votave, treguan se Socialdemokratët fituan 30.6 %, ndërsa partia e kryeministrit Janez Jansha 29.2%.

Në bazë të këtyre rezultateve, Socialdemokratët dhe dy partitë tjera të majta do të kenë 43 nga 90 ulëset në parlament, ndërsa koalicioni në pushtet 40 ulëse.
XS
SM
MD
LG