Ndërlidhjet

BE ndihmon Shqipërinë me 245 milionë euro


Komisioni Evropian do t'i ndajë Shqipërisë 245 milionë euro për ta ndihmuar atë në përgatitjet për t'iu bashkuar Unionit Evropian.

Pakoja trevjeçare do të fokusohet në bujqësi, transport, energji, ambient dhe zhvillim rajonal si dhe në polici dhe reforma juridike, ka njoftuar Zyra e Komisionit Evropian në Tiranë.

Shqipëria, një nga vendet më të varfëra të Evropës ka nënshkruar të ashtuquajturën Marrëveshjen e Stabilizim-Asoociimit me BE-në dy vjet më parë- një hap fillestar ky për t'iu bashkuar unionit 27-anëtarësh.

Bashkimi Evropian është donatori më i madh i Shqipërisë, i cili që nga viti 1991 i ka ofruar vendit shqiptar më shumë se 1.2 miliardë euro.

XS
SM
MD
LG