Ndërlidhjet

Frattini: Jam për abstenim ndaj nismës serbe


Ministri i Jashtëm i Italisë Franco Frattini është shprehur pro abstenimit lidhur me nismën serbe në Kombet e Bashkuara.

"Ne e respektojmë vendimin e autoriteteve serbe që të kërkohet mendim nga Gjykata Ndërkombëtare, por ne do të duhet të vendosim në nivel të BE-së, dhe të arrijmë qëndrim të përbashkët të Bashkimit Evropian. Shpresoj se kjo është e mundur. Qëndrimi im personal është në favor të abstenimit", ka thënë Frattini.
XS
SM
MD
LG