Ndërlidhjet

logo-print

Jeremiq: Serbia s'do të njohë rajonet e Gjeorgjisë


Serbia nuk do ta ndjekë Rusinë në njohjen e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë si shtete të pavarura, përkundër mbështetjes ruse për Serbinë, ka thënë ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiq.

"Ne nuk do ta bëjmë atë", ka thënë Jeremiq për të përditshmen austriake Die Presse.

"Ne jemi të lumtur për ndihmën e Moskës në çështjen e Kosovës. Por, kjo ka të bëjë me mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Ne nuk jemi pjesë e politikës së Rusisë", ka thënë Jeremiq.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta "shkrijë" procesin për bashkëngjitjen e Serbisë në BE, dhe ta shpërblejë Serbinë për zgjedhjen e liderëve pro-evropianë.
XS
SM
MD
LG