Ndërlidhjet

Koncert i McCartney-it në Izrael


Legjenda e Beatles, Paul McCartney ka performuar në koncertin e tij të parë mbajtur ndonjëherë në Izrael- më shumë se 40 vjet, pasi që Beatles ishin ndaluar zyrtarisht në shtetin hebraik.

Më shumë se 40 mijë njerëz kanë marrë pjesë në koncertin në qiell të hapur në Tel Aviv. Ata dëgjuan McCartney-in të këndonte këngët më të pëlqyera, ndër to edhe "Give Peace A Chance", e cila ishte shkruar nga ish -partneri i tij i grupit , i ndjeri John Lennon.

"Mendoj se muzika është e shkëlqyeshme për njerëzit. Është e mirë për shpirtin", ka thënë McCartney para koncertit, duke e cilësuar muzikën si një zë të shkëlqyer ndërkombëtar.

"Mund të shkojë në Rusi, ose mund të vijë në Izrael, mund të shkojë në Palestinë, dhe secili e kupton muzikën. Të gjithë e duam muzikën. Kjo është e rëndësishme për mua", ka thënë 66 vjecari Paul McCartney.

Koncerti i tij erdhi 43 vjet pasi që Beatles u ndaluan të performojnë në Izrael nga frika se këngët e grupit do t'i degjeneronin të rinjtë izraelitë.

McCartney ka refuzuar kërkesat e bëra nga disa palestinezë që ta anulojë koncertin në shenjë proteste ndaj okupimit të Bregut Perëndimor nga Izraeli.

McCartney, gjatë kësaj jave e ka vizituar Bregun Perëndimor, ku ka thënë se ai e dëshiron paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve.
XS
SM
MD
LG