Ndërlidhjet

Pentagon: Siguria në Irak është e brishtë


Një raport i ri i Pentagonit thotë se përmirësimet e fundit të sigurisë në Irak janë "të brishta, të kthyeshme dhe jo të njëllojta".

Raporti katër mujor për Kongresin thotë se dhuna ka rënë për 77 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përkundër reduktimit të disa trupave amerikane.

Por raporti tërheq vërejtjen se vendi ende përballet me luftën e komuniteteve për pushtet dhe resurse.

Raporti githashtu e thekson ndikimin e Iranit si "kërcënimin më të madh për stabilitetin afatgjatë në Irak".
XS
SM
MD
LG