Ndërlidhjet

Roçen: Kosova e pavarur është realitet politik


Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Millan Roçen ka paralajmëruar tërthorazi se qeveria në Podgoricë së shpejti do ta njohë Kosovën.

"Kosova e pavarur është realitet politik, dhe çfarëdo mendimi ligjor që të kemi, Mali i Zi nuk ka të drejtë t'i mbyllë sytë para këtij fakti", tha Roçen në mbledhjen e parlamentit.

Ai tha se nuk është reale të pritet që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë do të marrë ndonjë vendim në favor të cilës do palë, ndërsa vendimet e kësaj gjykate nuk janë obliguese.

Roçen shtoi se pavarësisht nga vendimi i gjykatës, është e drejtë sovrane e çdo shteti që të vendosë nëse do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

"Mali i Zi nuk guxon të lejojë të vendnumërojë dhe ngjarjet ta kapërcejnë", tha Roçen.
XS
SM
MD
LG