Ndërlidhjet

logo-print

Bush: Do mbetemi prijës në ekonominë globale


Presidenti George Bush ka mirëpritur miratimin nga Dhoma e Përfaqësuesve të planit 700 miliardë dollarësh që synon stabilizimin e sistemit financiar amerikan.

"Duke u bashkuar rreth këtij legjislacioni ne kemi vepruar duke parandaluar që kriza në Wall Street të shndërrohet në krizë të të gjithë shoqërisë, në të gjithë vendin.
Ne i kemi treguar botës se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta stabilizojnë sistemin financiar dhe do ruajnë rolin udhëheqës në ekonominë globale", tha Bush.
Ai premtoi se do ta nënshkruajë shumë shpejt planin, si hap i fundit që ai të hyjë në fuqi.

XS
SM
MD
LG