Ndërlidhjet

Smith: Nuk do fitojmë luftën ndaj talebanëve


Një komandant i lartë i ushtrisë britanike në Afganistan ka thënë se "një fitore vendimtare ushtarake" mbi talebanët, mbase është e pamundur.

"Ne nuk do ta fitojmë këtë luftë" tha brigadieri Mark Carleton-Smith për Sunday Times.

Ai tha se qëllimi duhet të jetë luftimet të reduktohen në "nivel të menaxhueshëm të kryengritjes", me të cilën mund të merret vetë ushtria afgane.

Carleton-Smith ka shtuar se njerëzit duhet përgatitur për bisedime të mundshme me talebanët mbi një marrëveshje politike.

Në ragimin e parë nga Kabuli, ministri i Mbrojtjes Abdul Rahim Wardak ka shprehur zhgënjimin me vërejtjet e komandantit britanik.

Wardak tha se qëllimi i qeverisë afgane dhe i tërë komunitetit ndërkombëtar është se lufta kundër terorrit duhet të fitohet.

XS
SM
MD
LG