Ndërlidhjet

Gates viziton rajonin


Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates udhëton sot për në Evropë. Ndalesa e parë është Maqedonia, e cila shpreson se një ditë do i bashkohet NATO-s.

Të enjten, Gates pritet të qëndrojë në Budapest për një takim treditor joformal me ministrat e mbrojtjes të NATO-s.

Takimi duket se do fokusohet në raportet me Rusinë, të cilat patën një ulje drastike pas konfliktit të gushtit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Moska, po ashtu kundërshton planet e Gjeorgjisë dhe të Ukrainës për t'iu bashkuar NATO-s.
XS
SM
MD
LG