Ndërlidhjet

Rusia po heq trupat nga Gjeorgjia


Ka filluar tërheqja e trupave ruse nga territoret gjeorgjiane përreth Osetisë së Jugut dhe Abkazisë.

Burimet ruse thonë se ushtarët po largohen nga gjashtë pikat ushtarake në zonën rreth Osetisë së Jugut.

Sipas marrëveshjes Rusia duhet t'i heqë trupat e saj nga territoret jokundërthënëse gjeorgjiane deri të premten.

Vëzhguesit evropianë po mbikqyrin tërheqjen e trupave ruse në terren.
XS
SM
MD
LG