Ndërlidhjet

PE: Të zbuten sanksionet ndaj Bjellorusisë


Parlamenti Evropian i ka kërkuar qeverive të BE-së që të shyrtojnë zbutjen e ndalesve të vizave për liderët bjellorusë, në mënyrë që të promovojnë ndryshimet demokratike në vend.

Në një rezolutë jo-obligative, ligjvënësit e BE-së kanë rekomanduar që BE të "shqyrtojë suspendimin eventual" të disa ndalesave të vizave, të vëna ndaj 35 liderëve bjellorusë, përfshirë edhe presidentin Alyskandr Lukashenko.

BE vuri sanksionet dy vjet më parë për të kundërshtuar presionin e Lukashenkos ndaj grupeve opozitare.

Lukashenko së fundi ka sinjalizuar qëllimet e tij që të përmirësojë lidhjet me perëndimin në kohën kur po argumenton me Rusinë çmimet e energjisë.
XS
SM
MD
LG