Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja e ndarë rreth Rusisë


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së janë të ndarë rreth idesë nëse duhen rifilluar bisedimet për partneritet me Rusinë.

Brukseli zyrtar i pezulloi bisedimet pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Gjeorgji, gushtin e kaluar.

Një pjesë e përfaqësuesve të vendeve të BE-së thonë se tani që Moska i ka tërhqur trupat nga territoret e pakontestuara gjeorgjiane bisedimet duhet të rinisin.

Por kundërshtuesit e idesë pohojnë se Rusia i ka përmbushur vetëm pjesërisht detyrimet.

"Ata kanë bërë disa tërheqje trupash, kryesisht nga zona e përcaktuar si zonë sigurie. Aktualisht ka zona që rusët i mbajnë sot të pushtuara, por që nuk kishin hyrë më 7 gusht", tha shefi i diplomacisë suedeze Carl Bildt. Bildt kundërshton rifillimin e bisedimeve me Moskën.
XS
SM
MD
LG