Ndërlidhjet

logo-print

Podgoricë: Shkëmbim akuzash për dhunën...


Partitë në pushtet në Mal të Zi dhe ato opozitare kanë thënë se nuk janë fajtore për dhunën në protestën e djeshme e cila përfundoi me 34 të lënduar.

Rreth 10 mijë protestues kërkuan dje nga qeveria që të tërheqë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Partia Social-Demokrate e Milo Gjukanoviqit ka akuzuar opozitën duke thënë se "përgjegjësitë për vandalizmin duhet të bien mbi organizatorët, që nuk dinë se si t'i artikulojnë qëndrimet me mjete demokratike".

Lideri i opozitës Predrag Popoviq i tha AFP-së se përleshjet janë nxitur nga disa të rinj, që kanë provokuar policinë, posaçërisht atë sekrete.

"Ne do të përdorim të gjitha mjetet demokratike për të arritur atë që po kërkojmë", ka thënë Popoviq.

Ndryshe, për shkak të dhunës, ku u lënduan 23 policë dhe 11 protestues, policia ka ndaluar mbajtjen e një proteste të opozitës në Mal të Zi në fund të kësaj jave.

XS
SM
MD
LG